çfarë është ISM?

~ বাংলা ~ english ~ español ~ français ~ italiano ~

çfarëështë ISM?

"International Student Movement" ISM (Lëvizja Ndërkombëtare e Studentëve) është një platformë komunikimi e përdorur dhe e formuar nga aktivistë dhe grupe nga e gjithë bota, duke luftuar kundër rritjes së privatizimit të edukimit dhe për edukim emancipues e cila do të përdoret për shkëmbim të infomacioneve, rrjetëzim dhe koordinim.

Fillet e ISM-së datojnë nga fundi i 2008 në Univeritetin e Marburgut (Gjermani). ISM është e pavarur nga çdo parti politike, union(sindikat) apo çfarëdo institucioni tjetër. Zotërohet nga grupet/lëvizjet dhe në përgjithësi është e hapur për të gjithë (për studentë, nxënës, ligjërues, prindërit, punonjësit, ...) të identifikuar në luftën tonë për arsim të pa pagesë kudo në botë.

Infrastruktura komunikuese përbëhet nga:

  • Webfaqja

  • Forume online

  • Listë adresash
    → ISM Globale: me 1400 adresa të regjistruara në mbarë botën (~7-10 maila në javë)
    → ISM Amerika Veriore: të sapo krijuar!
    → ISM Azia: të sapo krijuar!

  • Diskutime të rregullta (në chat)

  • ‘Rivendose Edukimin’ ISM buletin

  • kanale në twitter dhe youtube

  • faqe/grupe në facebook

Deri tani: "Dita e Aksionit Ndërkombëtarë kundër Komercializimit të Edukimit" [5 Nëntor 2008], "Rivendose Edukimin tuaj - Java Globale e Veprimit" [20-29 Prill 2009], "Arsimi nuk është në $hitj€ - Java Globale e Veprimit" [5 Nëntor dhe 09-18 Nëntor 2009], "Vala Globale e Veprimit për Arsimimin" [Tetor/Nëntor 2010] dhe "Spring of Resistance" (Rezistenca Pranverore) [marsi-majit 2011], janë iniciuar dhe koordinuar në platformë.

ISM nuk ka mundësi financimi, veçse mundësinë e formimit në ISM për grupet/individët të cilët mund ta përdorin. Të gjithë janë të mirëpritur të inicojnë projekte apo fushata në lidhje me protestimin/luftimin përmes platformës.

Kapitulli i ri i kohëve të fundit i përket inicimit të ISM-ve regjionale:

  • ISM Amerika Veriore

  • ISM Azia

ISM nuk është një organizatë apo një grup dhe për këtë arsye nuk mund të gjejnë mbështetje deklaratat apo qëndrimet e veçanta.
Përderisa nuk ka asnjë proces vendimarrës për ISM si një tërësi për atë edhe nuk mund të jetë.

Ajo është duke u zhvilluar dhe mbështetur nga aktivistët e vetëm, të cilët do të jenë gjithmonë të lumtur në zgjerimin e mbështetjes nga aktivistët e tjerë kudo. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë për aq kohë sa individë që janë të pasionuar për protestim/luftim, të ndihmojnë në ruajtjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e tij, si dhe të përdorimit të tij.

~ one world - one struggle ~

~ një luftë – një botë ~

contact: